U kap me pistoletë pa leje, Apeli lë në burg Aldo Mustafën, mikun e ‘Rrumit’ të Shijakut

Aldo Mustafa, i cili një muaj më parë u arrestua nga policia e Durrësit për akuzën e "Mbajtjes pa lejë të armëve", do vijojë të qëndrojë në burg.

Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Apelit Tiranë, e cila vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Aldo Mustafës.

Mustafa, është një personazh i njohur i botës së krimit në Durrës, i cili i përket një grupimi kriminal në zonën e Shijakut dhe Durrësit.

Aldo Mustafa njihet në Durrës si pjesë e grupit të Landit Muharremit (Rrumi),  dhe pak kohë më parë i shpëtoi një  atentati me tritol që ishte vendosur në makinën e tij.