Rezistenca e opozitës shqiptare bën jehonë në mediat më të mëdha të botës/ Ja çfarë shkruajnë ato

Mediat botërore prestigjioze i kanë bërë jehonë aksionit të sotëm të opozitës në Parlamentin e Shqipërisë.

Mediat si 'BBC', 'Washington Post', 'Fox News', apo prestigjiozia 'La Republica' shkruajtën mbi këtë aksion, teksa i dhanë të drejtë opozitës, mbi reagimin e tyre për mungesën e transparencës nga ana qeverisë në miratimin e buxhetit për vitin 2024.

'Washington Post' shkruan: Opozita shqiptare del kundër votimit të project buxhetit duke shkaktuar trazira në Kuvend.

'The Guardianin' e nis artikullin e saj me titullin: Opozitare shqiptare ndez ‘zjarr’ në parlament gjatë protestës antiqeveritare.

“Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin e vitit 2024 mes tensioneve nga opozita'’ , kështu shkruan 'Euronews'.

Ndërsa prestigjiozia 'La Republica' shkruan: Shqipëri/ Tymuese në Paelament, opozita shpërthen kundër Ramës.

'FOX News' gjithashtu shkruan: Deputetët e opoztës shqiptare hedhin fishekzjarre, trazojnë Kuvendin në shenjë proteste ndaj qeverisjes socialiste.

Ndërsa media italiane 'Intanto' shkruan në artikullin e saj se lideri de facto i partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të ndalojë çdo të drejtë opozitës në Parlament.

Më poshtë disa nga titujt e mediave botërore: