'Ylli i vërtetë është skuadra', trajneri Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr, kjo është merita e këtyre djemve

Trajneri Sylvinho ka deklaruar se Kombëtarja po jeton një ëndërr dhe kjo është meritë e futbollistëve.

“Ne kemi qenë në një grup të vështirë, po jetojmë një ëndërr, kemi 6 ndeshje që nuk humbasin, nuk pësojmë gola, e mbyllëm të parët dhe kjo është merita e këtyre djemve. Ylli i vërtetë është skuadra dhe e ka bërë këtë arritje deri tani”, deklaroi Sylvinho për “Tv Klan”.