Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin në vijat e bardha

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, ku siç shihet në foton e mësipërme, ai ka qenë duke kaluar në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur Oxhaku. Këmbësori ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.