Skënderbeu dhe aventurieri anglez Xhoni i Njuportit

Kalorësi anglez me emrin "Xhoni i Njuportit", një dëshmitar okular i epokës së madhe heroike të Shqipërisë, vlerësoi shumë drejt shërbimet e Gjergj Kastrioti Skënderbeut kur deklaroi:

"Pushtimi i Europës do të jetë një fakt, sepse nuk ka asnjë fuqi tjetër të aftë t'u rezistojë osmanëve nëse bie fortesa shqiptare".

Xhoni i Njuportit doli vullnetar në kryengritjen e Skënderbeut të shekullit të 15-të. Ai komandoi harkëtarët në Betejën e Albulenës, madje përfaqësoi Skënderbeun në Napoli dhe Romë.

Në foto, është piktura e Paolo Veronese në Shën Sebastianit në Venedik: “Skënderbeu Atletët e Krishtit dhe Kisha e Shqipërisë”.

Pikturat e Veronezes në tavanin e sakristisë, muret dhe të gjitha stolitë e tjera janë bërë në një periudhë midis 1555 dhe 1565.