Pas videoskandalit, Partizani ka një njoftim të rëndësishëm

Pas publikimit të videoskandalit në lidhje me tolerimin e ndeshjeve, klubi i Partizani ka marrë një vendim që stafi dhe lojtarët të qëndrojnë në heshtje shtypi deri në një vendim të dytë.

Deklarata e plotë e Partizanit:

Klubi njofton se nga sot ekipi (stafi dhe lojtarët) do të qëndrojë në heshtje për shtyp deri në një vendim të dytë. Çdo informacion apo njoftim në lidhje me zhvillimet dhe përgatitjet e skuadrës do të mund ti përcillet mediave, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.