Përplasen tre automjete në rrugën Çermë-Lushnje, tre të lënduar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Çermë-Lushnje në Dushk, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. 

Mësohet se një mjet tip Furgon është përplasur me një kamion me targa të Maqedonisë dhe pas tyre, është përplasur një automjet tip ‘Audi’.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur dy personat që ndodheshin në automjetin tip ‘Audi’ dhe një e moshuar, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia e Lushnjës/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip ‘Audi’ me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip ‘Audi’, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.