Rama i trembet reagimit qytetar, bllokon komentet në faqen e tij në platformën X

Kryeministri Edi Rama reagoi në platformën 'X' në lidhje me situatën që ishte ditën e sotme në seancën plenare. Mirëpo, ajo që u vu re ishte se kreu i Qeverisë ka vendosur që të bllokojë komentet. Siç shihet në këtë foto, lejohen komentet e personave që përmend Rama. 

Në këtë mënyrë, kushdo prej ndjekësve të tij në këtë rrjet, që mund ta përshëndesë, vlerësojë apo kritikojë, nuk i ofrohet më ky akses.

Kujtojmë se kjo 'masë' u mor edhe kohë më parë në 'Facebook', por shumë shpejt mundësia për të komentuar u rihap.

Kjo tregon se kreu i qeverisë pas zullumeve të njëpasnjëshme ka filluar të ketë frikë nga fjala e lirë e qytetarëve të lirë.