Borrell përsërit thirrjen për pauza të menjëhershme humanitare në luftën Izrael-Hamas

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u takua me Mbretin e Jordanisë Abdullah II për të diskutuar situatën në Gaza dhe për të bërë thirrje për "pauza të menjëhershme humanitare".

Josep Borrell shkroi në një postim në X , dikur Twitter, se ai ishte "i nderuar që u prit nga Madhëria e Tij Mbreti Abdullah II".

"Ne diskutuam luftën në Gaza dhe rëndësinë për t'i dhënë fund vuajtjeve të civilëve," tha ai.

Borrell tha se "procesi politik ndaj dy shteteve duhet të rikthehet", duke shtuar se "roli i Mbretit është vendimtar".