FOTO/ Kompanitë ndërkombëtare të basteve e cilësojnë Shqipërinë super favorite

Kombëtarja shqiptare ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në Europianin e vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Gjermani.

Kjo arritje dhe formë e mirë padyshim ka ndikuar edhe në kompanitë ndërkombëtare të basteve, të cilat i shohin kuqezinjtë dukshëm favoritë.

Si e para e grupit, Shqipëria ka një koeficient 1.29 për një fitore ndaj Ishujve Faroe, ndërkohë barazimi 5.50 dhe fitorja e miqve kuotohet 11.00.