VIDEO/ FOTO/ Seanca parlamentare mes tymit dhe flakëve: Asnjë provë për miratimin e projektbuxhetit

Edhe kjo seancë u bllokua nga opozita, e cila nuk lejoi zhvillimin normal të punimeve të parlamentit.

Këtë herë, i pranishëm në sallë ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit nuk foli, por u përball me tymueset e opozitës.

Seanca pati edhe një moment incidenti, pasi një tymuese mori flakë.

Nga ana tjetër, edhe pse Lindita Nikolla tha se kaloi në parim projektbuxheti, nuk pati asnjë provë për miratimin e tij.

Seanca mbaroi brenda pak minutash.