Nuk ndalet lufta, raportohet për 10 të vrarë në një sulm ajror në spitalin indonezian

Drejtori i spitalit indonezian në veri të Gazës ka thënë për BBC se të paktën 10 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha më vonë se 12 persona u vranë.

Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra tha për agjencinë e lajmeve AFP, se dhjetëra persona u plagosën.

Kujtojmë se më 7 tetor Hamasi sulmoi Izraelin dhe pas asaj dite nisi agresioni, që ka shkaktuar shumë të vrarë.