Sekretari amerikan i Mbrojtjes, vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin mbërriti në Kiev këtë mëngjes për të siguruar Ukrainën se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.

Austin “udhëtoi sot në Ukrainë për t’u takuar me udhëheqësit ukrainas dhe për të përforcuar mbështetjen e vendosur të Shteteve të Bashkuara për luftën e Ukrainës për liri”, tha Pentagoni.

Vizita nuk ishte paralajmëruar për arsye sigurie