VIDEO/ Makina përplas motorin në Tiranë, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë në rrugën Hoxha Tasim.

Sipas burimeve për SYRI-n, një mjet ka përplasur një motor ku për pasojë drejtuesi i motorit është dërguar me ambulancë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit apo gjëndja shëndetësore e të plagosurit.

Policia ndodhet në vendngjarje po heton për zbardhjen e aksidentit.