VIDEO/ Emocionuese, këngëtarja merr propozimin për martesë live në Eurovizion

Ky është moment, që tejkalon emocionet e garës në Eurovizion.

Një nga prezantuesit, pas garës, shkoi në prapaskenë ku u ul pranë këngëtares së Maqedonisë dhe zbuloi që ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. Babai i fëmijës ishte i ulur pranë saj, si pjesë e grupit që kishte interpretuar këngën, por këtu filloi historia romantike e Eurovision-it.

Aleksandri, papritur u ul në gjunjë me një kuti unaze. Këngëtarja Jana u emocionua pa fund dhe thirri poooo, por edhe partneri i saj e humbi pak toruan sepse ia la kutinë në dorë pa provuar t’ia vendoste unazën në gisht.

Pasi u përqafuan për disa sekonda Live para gjithë Evropës, këngëtarja e vendosi vetë unazën.