EMRI/ Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet i riu në Elbasan

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet i riu në Elbasan.

 Alben Meka, është arrestuar në Elbasan pasi një ditë më parë ka përplasur për vdekje një të moshuar në Elbasan.

Policia thotë se 74-vjeçari u përplas  me makinë nga I riu. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën.