Kualifikimi në Euro2024/ Begaj: Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar kombëtaren e futbollit pas ndeshjes me Moldavinë ku dhe u arrit kualifikimi në Kampionatin Europian 2024 që do zhvillohet në Gjermani.

Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!’, shkruan Begaj në Facebook.