UEFA përgëzon Shqipërinë për kualifikimin në 'EURO 2024'

Shqipëria u kualifikua zyrtarisht në kampionatin evropian “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani.

Për këtë arritje të kombëtares, pati edhe një urim nga UEFA, përmes një postimi në rrjetet sociale. Institucioni i futbollit evropian ka shpërndarë foton e Mujës, me përshkrimin "Shqipëria kualifikohet në Euro 2024".

“1-1 kundër Moldavisë. Shqipëria siguron biletën për në “EURO 2024. Vlerësimë dhe urime”, shkruan UEFA në Facebook.