Shqipëria në Euro2024/ Meta: Kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Moldavi-Shqipëri, e cila përfundoi në barazim, duke siguruar kualifikimin e kombëtares kuq e zi në Europianin 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.
Në postimin e tij në Facebook, Meta e quan një kualifikim historik që na bën krenar gjithë kombin shqiptar.
‘Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar’, shkruan Meta.
Postimi i plotë:
Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar.
Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.
Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar.