Moldavi-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë 45 minuta larg kualifikimit për në Euro 2024

Është mbyllur me rezultatin 0-1 pjesa e parë e sfidës mes Moldavisë dhe Shqipërisë.

Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin

Në minutat e para të takimit, ishin vendasit ata që dominuan lojën, ndërkohë, ishte minuta e 24’ e sfidës ku Taulant Seferi fitoi një penallti e cila u ekzekutua nga Cikalleshi, duke i dhënë  avantazhin Shqipërisë.