Berisha: Mbi 500 mijë shqiptarë do të vërshojnë drejt Çadrës së Lirisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha shpreh besimin se 500 mijë shqiptarë priten të mblidhen nesër në Tiranë, në protestën më të madhe të thirrur nga opozita.

Duke publikuar një seri fotosh nga takimi i fundit që pati me qytetarët e mbledhur dje në Sheshin e Lirisë, Berisha i ka shoqëruar ato me këtë diçiturë: 

"Album nga Çadra e Lirisë, drejt së cilës nesër vërshojnë mbi 500 mije shqiptare per voten e lire dhe kunder varrmihesit te pluralizmit, Edvin Kristaq Rama!"