Ja sa miliona euro merr fituesi i Europa Leagues

Manchester United-Ajax do të jetë finalja e madhe në Europa League e cila do të luhet më 24 maj në Solna të Suedisë.

Ekipi anglez në gjysmëfinale eliminoi Celta Vigon, ndërsa holandezët eliminuan atë francez të Lyonit.

Pas Ligës së Kampioneve, Europa League është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në rang klubesh evropiane.

Fituesi i këtij trofeu do të shpërblehet me 6.5 milionë euro, ndërsa humbësi në finale merr vetëm 3.5 milionë euro.