FOTO/ Kalon testet mjekësore, Real Madrid ‘godet’ me këtë transfertë

Real Madrid orët në vijim pritet të zyrtarizojë finalizimin e marrëveshjes për transferimin e talentit të madh Vinicius Junior.

Sipas burimeve të përditshmes spanjolle “AS”, klubi madrilen ka marrë përgjigje pozitive nga testet mjekësore të sulmuesit të Flamengos U-20, transmeton SYRI.net.

Në fund të sezonit talenti 16-vjeçar do të konfirmojë marrëveshjen me “Los Blancos” ku për shkak të rregullave të UEFA-s braziliani do të veshë fanellën e Realit vetëm në verën e vitit 2018 kur ai të ketë mbushur moshën 18 vjeç, raporton “Globoesporte”.

Janë plot 45 milionë euro që Real Madrid pritet t’i shpenzojë për “Neymarin” e ri që premton një të ardhme të ndritur.

Aktualisht Vinicius Junior ka një kontratë me Flamengon deri në verën e vitit 2019 me një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh. / SYRI.net /