", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/June/12/auto_unesco-600x3601686568738.webp", "width": 600, "height": 360 } }

Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

 Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Hasani falenderojn të gjitha shtetet anëtare që besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme si dhe thotë se presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit.

“Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer.”, shprehet Hasani.