Siç raportojnë mediat, për shembull, qyteti Saint-Étienne-au-Mont në Pas-de-Calais është përmbytur që nga mbrëmja e së martës dhe rrugët janë ende të bllokuara.

Kryebashkiakja e qytetit fqinj të Saint-Léonard, Gwenawlle Loire, thotë se ‘njerëzit kanë humbur gjithçka’, duke e përshkruar komunitetin si një ‘qytet fantazmë’.

Shumë njerëz atje janë detyruar të strehohen në katin e sipërm të shtëpive të tyre – dhe Loire është e shqetësuar se situata mund të përkeqësohet akoma.

🌊 Images de la crue de l'Arve à Chamonix en Haute-Savoie tôt ce mercredi matin. Le plus gros se décale désormais vers l'aval. (© Philippe Convers) pic.twitter.com/SmOYFVYN0r

— Météo Express (@MeteoExpress) November 15, 2023

‘Kishte deri në 1.50 metra ujë në shtëpi, është e paprecedentë, është e padëgjuar’ dhe ‘pasojat do të jenë shumë të ndërlikuara…’, tha ajo për AFP, duke shtuar se ajo e di se njerëzit ka të ngjarë të braktisin qytetin.

Ndërkohë ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau, ka shpallur një fond prej rreth 80 milionë euro për të mbështetur fermerët e prekur nga stuhitë dhe përmbytjet në disa rajone.

Stuhitë Ciaran dhe Domingos kanë prekur rëndë fermerët në ato rajone, shumë prej të cilëve u janë ‘shkulur’ serrat, ndërtesat janë përmbytur ose të mbjellat janë zhytur nën ujë. /Telegrafi/

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/15/auto_page-110-1130x6351700077598.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

‘Njerëzit kanë humbur gjithçka’/ Gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë të Francës, pas përmbytjeve

Pjesë të Francës lindore dhe veriore janë në gjendje të jashtëzakonshme, pas përmbytjeve shkatërruese që kanë shkaktuar shembjen e rrugëve, kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre të mbytura nga uji dhe kanë parë mbylljen e shkollave dhe ndërtesave publike.

Ndërsa rajoni i Pas-de-Calais, në Francën veriore, është ulur nga alarmi i kuq në portokalli, banorët e Alpeve të Haute-Savoie në Francën lindore janë mbajtur në gatishmëri të lartë, shkruajnë mediat e huaja.

Në Pas-de-Calais, më shumë shi parashikohen të enjten, qetësi të premten dhe më shumë stuhi gjatë fundjavës.