Ngacmonte seksualisht nxënëset e gjimnazit, publikohet FOTO e manjakut në Lushnje

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 37 vjeçari, Besmir Beqiri, i cili akuzohet se ngacmonte seksualisht gjimnazistet e shkollës “Jani Nushi” në qytetin e Lushnjes.

Mësohet se, Beqiri nga fshati Rrapëz, ngacmonte nxënëset kryesisht të moshës 15- vjeç, brenda perimetrit të sigurisë së gjimnazit.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar më herët se 37 vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.