Lufta Izrael-Hamas/ Lirimi i 50 pengjeve në këmbim të armëpushimit tre-ditor po diskutohet në Doha

Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për një marrëveshje për lirimin e të burgosurve nga Rripi i Gazës vazhdojnë, të ndërmjetësuara nga Katari. 

Sipas raporteve të cituara nga Reuters, marrëveshja që po diskutohet aktualisht përfshin lirimin e rreth 50 shtetasve izraelitë të kapur në këmbim të një armëpushimi tre-ditor.

Sipas një zyrtari të njohur me negociatat i cili foli për Reuters, bisedimet në Doha diskutuan gjithashtu mundësinë që Izraeli të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, si dhe rritjen e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës.

Sipas raportit, Hamasi ka rënë dakord me kushtet në përgjithësi, ndërsa Izraeli ende po shqyrton disa detaje. Në bisedime marrin pjesë edhe SHBA.