Procedohet penalisht punonjësi që shiti metadon kundrejt 3000 Lekëve në kundërshtim me ligjin

Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan të rastit të shitjes së metadonit në kundërshtim me ligjin kundrejt 3 mijë Lekëve, janë referuar materiale në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 50-vjeçarin Fatmir Spahiu, punonjës i qendrës për shitjen e Metadonit në Berat.

50-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”.

“Stop” denoncoi me mbrëmjen e djeshme mjekun Fatmir Spahiu, i cili jepte metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.

I infiltruari: 20, 30… Lexoje njëçikë…Se mos na vë re ndonjë ne… Ke 30 aty, dëgjon? Ke 30 aty, shikomë tamam! (që të përfitojë më shumë sasi)

Fatmir Spahiu, mjek: Dëgjo vëllain tënd, se ndonjëherë pa dashje…

I infiltruari: Nuk të flas.

Fatmir Spahiu, mjek: Pse të ma bësh ti mua? Kalofsh mirë!