Flasin kosovarët që luftuan në Siri e Irak

Kosovarët që dikur luftuan për ISIS-in kanë rrëfyer se si u përfshinë në këtë organizatë.

Këto rrëfime u treguan në një tryezë me temën “Lufta në Siri dhe tregimi publik i ish-luftëtarëve”, që u organizua nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë.

E ish luftëtarët kanë shprehur pakënaqësi me qasjen ndaj tyre si dhe për programet e riintegrimit.

Nga vitit 2013 deri në vitin 2015 vlerësohet se në konfliktet në Siri e Irak, në forma të ndryshme, kanë marrë pjesë mbi 300 qytetar të Kosovës.