Digjet vetura e nënkryetares së komunës së Leposaviçit në veri

Një veturë është djegur në mbrëmjen e së martës në Leposaviç.

Siç raporton mediumi lokal “KoSSev”, bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviçit, Dragana Miletiç.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nga zjarri është përfshirë një pjesë e veturës.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS.

Elshani ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.

Në fillim të qershorit, një person ishte arrestuar nën dyshimin se pati kërcënuar Miletiçin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.