FOTO/ Milani realizon transferimin e madh nga skuadra gjermane

Raportohet se Ricardo Rodriguez tashmë ka arritur marrëveshje personale me Milanin dhe me padurim pret transferimin në “San Siro”.

Milan është duke shikuar që fillimisht të forcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, derisa pronarët e rinj kanë premtuar se do të ketë shumë ndryshime në klub. Kuqezinjtë janë duke kërkuar edhe mbrojtësin e Villarrealit, Mateo Musacchio.

Kujtojmë se 24 vjeçari Rodriguez shihet si një ndër mbrojtësit e majtë me të ardhme të ndritur. Ai këtë sezon ka bërë 27 paraqitje për Wolfsburgun në gjitha garat, ku ka shënuar edhe dy gola.