Villarreali zyrtarizon trajnerin e ri

 

Skuadra e Villarrealit, me trajner të ri. “Nëndetësja e Verdhë” ka zyrtarizuar emërimin e Marcelino García Toral trajner të ekipit të parë deri në vitin 2026.

Konferenca për shtypin, që do të organizohet për prezantimit e trajnerit do të mbahet të martën rreth mesditës.

Kjo do të jetë faza e dytë e Marcelino García Toral në krye të Villarrealit, teksa e ka drejtuar këtë skuadër nga janari 2013 deri në gusht 2016.

Gjatë gjithë karrierës së tij profesionale, Marcelino ka drejtuar ekipe si CD Lealtad, Sporting de Gijón B, Sporting de Gijón, Recreativo de Huelva, Racing de Santander, Real Zaragoza, Sevilla, Valencia, Athletic Club dhe Olympique de Marseille.