Leao do t’i mungojë Milanit në ndeshjen vendimtare

Rafael Leao “do ta marrë në qafë” Milanin. Sulmuesi portugez do të mungojë në ndeshje të rëndësishme të kuqezinjve.

Media italiane, “La Gazzetta dello Sport”, raporton se futbollisti ofensiv i krahut do të mungojë të paktën 20 ditë.

Me këtë rast, Leao do të mungonte në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, e cila do të luhet pas ndeshjeve të kombëtareve.

Leao u zëvendësua në barazimin 2-2 ndaj Lecces të shtunën dhe ekzaminimet e vërtetuan një dëmtim të shkallës së parë të kofshës së këmbës së djathtë.

Paraprakisht, Leao do t’i mungojë Milanit edhe në ndeshjen me Fiorentinën në kampionat më 25 shtator, e më pas, tri ditë më vonë kundër Dortmundit.

24-vjeçari i ka realizuar 4 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat në këtë edicion, ndërsa i ka dhuruar edhe katër asistime deri tani.