Ueda dhe Arlindi plane për dasmë, dy të tjerë ndahen, ç’po ndodh me çiftet pas mbarimit të 'Love Island Albania'

Të dielën e kaluar “Love Island Albania” mbylli edicionin e parë dhe çifti fitues u shpall Ueda dhe Arlindi.

Ndonëse shumë e panë me dyshim lidhjen e tyre, ata ende vazhdojnë të jenë bashkë pas spektaklit. Dyshja kanë dal shpesh nëpër emisione e intervista duke deklaruar se po mendojnë edhe dasmën, e cila do të bëhet në Shqipëri.

Gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë për dy çifte të tjera. Ilda dhe Stivi i kanë dhënë fund romancës së tyre pas spektaklit. Po ashtu edhe Sofiela me Eraton janë ndarë.