Deputeti i PS Baftjar Zeqo del nga SPAK: Nuk ka lajm!

Pasi qëndroi disa minuta në SPAK, ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Teksa nuk pranoi që të ndalej për mediat, Zeqo iu drejtua gazetarëve duke shtuar se; Nuk ka lajm!

Kujtojmë se Zeqo është përmendur në dosjen e inceneratorit të Fierit, çështje për të cilën është shpallur në kërkim edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.