Daku i bashkohet grumbullimit me Kombëtaren: Tani është koha për atdheun ‘Kuq e Zi’

Mirlind Daku pati një fundjavë të suksesshme pasi kontribuoi në fitoren e Rubin Kazanit ndaj PFC Sochi në Premierligën ruse.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi njërin prej dy golave të ekipit të tij në fitoren 2-0.

E tashmë, përfaqësuesi shqiptar u është bashkuar kuqezinjve për dy sfidat e rëndësishme të muajit nëntor, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Ndjenjë e mirë që e ndihmova ekipin që ta arrijë një fitore të re. Tani koha për atdheun Kuq e Zi”, ka shkruar sulmuesi gjilanas në rrjetet sociale.