SYRI TV/ Fermerët e Peqinit ankohen për ullinjtë: Këtë vit nuk ka prodhim, vaji me kosto

Fermerët e fshatit Shezë në Peqin po përballen me mungesë prodhimi të ullirit. Teksa ka nisur sezoni i vjeljes, fermerët thotë se këtë vit prodhimi i ullirit është i dobët. Sipas tyre, kjo do të sjellë edhe rritje të çmimit të vajit.

Nga SYRI TV

Mënyra e vetme e fitimit të të ardhurave për banorët e njësisë administrative Shezë është kultivimi i ullirit, por siç duket këtë sezon prodhimi është tejet i paktë.

Sipas fermerëve, ky prodhim nuk arrin të nxjerrë shpenzimet e kujdesit gjatë vitit, të pemës së ullirit dhe mungesa e tregut është një tjetër shqetësim për ta.

Nga ana tjetër, një problem për ta është mungesa e tregut bujqësor në këtë zonë.

Ndërkaq, për këtë vit, çmimi i vajit të ullirit mendohet se do të rritet deri në 600 leke të reja si pasojë e mungesës në treg.