Nesër Tirana pa drita, ja zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër do të ketë kufizime energjie në disa zona të Tiranës për shkak të investimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave.

Punime do të kryehen në kabinën “Prasling” dhe “Colombo 2/1”, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.

Për pasojë, pa energji do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Bill Klinton”, rruga “Shkëlqim Fusha”, pranë Kodrës së Diellit pjesërisht.

Punime do të kryehen edhe në kabinën “Ndre Mjeda 2”, nga ora 10:00-13:00

Për pasojë, pa energji do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.