FOTO/ Të ndara në pako e të fshehura në rimorkion e kamionit, sekuestrohen mbi 165 kg marijuanë në Novi Pazar

Mbi 165 kg marijuanë janë sekuestruar në Serbi. Ngjarja ndodhi në Novi Pazar, në vendkalimin kufitar të Gradinës.

Në pranga është vënë një 44-vjeçar nga Novi Pazari, drejtuesi i kamionit, në rimorkion e të cilit ishte fshehur lënda narkotike, shkruajnë mediat serbe.

Policia gjeti 18 kuti, brenda të cilave gjendeshin 58 pako, ku ishte vendosur një sasi prej 165.5 kg marijuanë.

44-vjeçari akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.