Dhunon nusen e kushëririt dhe më pas tenton ta qëllojë me thike

Tenton të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt, arrestohet nga policia. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë të Devollit.

Shtetasi me inicialet J. Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës. Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup, por pa mundur dot.

E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.