‘Gaza është rrethuar nga forcat tona’, Netanyahu: Kemi vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se forcat izraelite kanë përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës po luftojnë në periferi të spitalit Al Shifa, pranë të cilit izraelitët pretendojnë se Hamasi ka ndërtuar një objekt ushtarak.

Netanyahu u shpreh se Izraeli ka vrarë “mijëra” luftëtarë të Hamasit, duke llogaritur edhe ata që ishin të përfshirë në sulmin brutal të Hamasit të 7 tetorit që vrau rreth 1200 njerëz.

Ai shtoi se Izraeli do të mbajë kontrollin ushtarak të Gazës pas luftës, ngjashëm me kontrollin mbi Bregun Perëndimor.

Si Netanyahu ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, të cilët folën pas kryeministrit, thanë se shpëtimi i pengjeve dhe “çrrënjosja e Hamasit” ishin prioritetet kryesore të aksionit luftarak.