'Re si hero në fushëbetejë Raphael'
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së futbollistit të Egnatias në ndeshjen me Partizanin.
Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë ngjarje të rëndë ndërsa shkruan në postimin e tij se Raphael ra si hero në fushëbetejë.
Postimi i Berishës:
Re si hero në fushëbetejë Raphael, kapiten, të mori në qiell si engjëll ëndrra jote, u pikëlluam shumë, ngushëllimet më të ndjera, familjes, miqve, ekipit tuaj, futbollit shqiptar. U prehsh në paqe! Amin. #sb