Presidenti Bajram Begaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të futbollistit ganez Raphael Dwamena

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen nga jeta të futbollistit ganez Raphael Dwamena.

Begaj tha se e mësoi me dhimbje lajmin tragjik ndërsa vlerësoi kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri, për rritjen e cilësisë së këtij sporti.

“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dëamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas. Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë”, ka shkruar presidenti në një postim në Facebook.