Ankth në stadiumin e Rrogozhinës: sulmuesi i Egnatias, Dwamena, rrëzohet pa ndjenja në fushë

Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit që po luhet në Rrogozhinë shkaktoi një frikë të madhe. Raphael Dwamena në minutën e 24-të rrëzohet pa ndjenja në fushë ndërsa historiku i sulmuesit që ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën tremb edhe më shumë.

E menjëhershme ndërhyrja e stafit mjekësor teksa futbollistët e të dyja skuadrave e rrethuan sulmuesit në mënyrë që pamjet e rënda të mos transmetoheshin. Ambulanca e transportoi lojtarin në spital teksa të gjithë shpresojnë më të mirë për Dwamenën.