Serie A/ Nedim Bajrami në stol, Sasuolo nuk fiton dot ndaj Salernitanës

Mbyllet pa fitues Sassuolo-Salernita. Dy skuadrat ndanë nga një pikë në “Mapei Stadium”.

Pjesa e parë foli për miqtë, të cilët shënuan dy herë, ndërkohë që vendasit dominuan 45 minutat e dyta, por pa arritur dot te fitorja.

Shtyllat në dy raste dhe pritjet fantastike të të “përjetshmit” Ochoa, i dhuruan Salernitanës një pikë me vlera në transfertë. Nedim Bajrami e ndoqi gjithë takimin nga pankina.

Skuadra e Pippo Inzaghit, synonte fitoren e parë. Dhe kaloi shpejt në avantazh të dyfishtë falë golave të afrikanëve Ikwuemesi (5’) dhe Dia (17’).

Vendasit reaguan në minutën e 36’, moment kur Thorstvedt rihapi ndeshjen. Norvegjezi festoi sërish në fraksionin e dytë, duke barazuar shifrat.