Tripletë golash dhe 1 asist, Benzema i papërmbajtshëm në kampionatin e Arabisë Saudite

Karim Benzema nuk ka të ndalur. Bomberi francez realizoi mbrëmjen e sotme 3 gola në triumfin 4-2 që skuadra e tij Al Itihad regjistroi në shtëpi ndaj Abha-s.

Gjithashtu 35-vjeçari, asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Koronado në minutën e 54-t.

Benzema tundi rrjetën fillimisht në minutën e 38-të me penallti, ndërkohë që kompletoi tripletën në minutën 67 dhe 69.

Teksa janë luajtur 13 javë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite, Benzema ka arritur të shënojë 8 gola dhe 4 asist. Renditja e golashënuesve momentalisht kryesohet nga Kristiano Ronaldo me 12 realizime dhe 7 asist, ndërkohë që në vendin e dytë ndodhet serbi Mitroviç me 10 gola dhe 2 asiste.