", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/10/auto_diaz-770x4211699622680.jpg", "width": 900, "height": 492 } }

Pamjet e lirimit nga pengmarrësit të babait të Luis Diaz, përfundon ankthi i futbollistit të Liverpool

Luis Manuel Diaz, babai i sulmuesit kolumbian të Liverpool, Luis Diaz, i cili u rrëmbye në Kolumbi më 28 tetor nga grupi gueril i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) në departamentin e La Guajira, në veri të vendit të Amerikës së Jugut, është liruar ditën e djeshme.

Dorëzimi i tij te familja u bë pas 12 ditësh në xhunglat e LaWarija, në Serrania del Perija.

Operacioni u krye në mbështetjen e OKB-së, si garantues në negociatat e paqes me rebelët e ELN0-së që kryen rrëmbimin.

Pas eksperiencës së hidhur prej 12 ditësh, babai i lojtarit kolumbian është rikthyer në familje dhe momenti i shpëtimit të tij është bërë viral, pasi pamjet janë emocionuese. Mbrëmë Luis Diaz ndërkohë ishte në fushë duke luajtur për Liverpool.