Trafiku i drogës/ Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi

Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi.

I cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompanio Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Dritan Rexhepi ishte në kërkim ndërkombëtar edhe nga drejtësia shqiptare për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Nda tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje.