‘Janë të gatshëm të shqyrtojnë mundësinë e përdorimit’, Rusia: Izraeli zbuloi se posedon armë bërthamore!

Deklaratat e fundit të Ministrit izraelit Amichai Eliyahu konfirmojnë përfundimisht se Izraeli posedon armë bërthamore, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Këto deklarata jo vetëm që konfirmojnë qartë praninë e armëve bërthamore në Izrael, por gjithashtu tregojnë gatishmërinë për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e përdorimit të tyre “, tha ajo.

Sipas Zakharovas, Rusia i konsideron komentet e ministrit izraelit për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër banorëve të Rripit të Gazës si “provokuese dhe absolutisht të papranueshme”.