Al Hilal pezullon kontratën e Neymar

Pas lëndimit të rëndë me fanellën e Brazilit dhe tentativës për rrëmbim të partneres dhe vajzës së tij, Neymar Junior duhet të përballet me pezullimin e kontratës nga Al-Hilal.

Klubi saudit ka vendosur të pezullojë përkohësisht kontratën e ish-lojtarit të Barcelonës në funksion të rikthimit të tij dhe kështu të lironte një vend për të huajt që do të lejonte skuadrën të forcohej në janar.

Masa hyn në fuqi duke filluar nga janari i 2024-ës, ndërkohë Neymar do të lihet jashtë skuadrës së drejtuar nga trajneri portugez Jorge Jesus, i cili ka qenë dakord për vendimin e marrë.

Duke pasur parasysh këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe të dy meniskut të gjurit të majtë, sulmuesi pritet të mungojë gjatë gjithë sezonit, duke menduar tashmë për vitin 2024.

Lëndimi i brazilianit e lë Al-Hilal me një lojtar më pak, kështu që ata janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato.

Klubi ka kërkesa për një mbrojtës të majtë, kështu që me një lojtar të tillë pritet që sauditët ta zëvendësojnë sulmuesin brazilian.